15 maj, 2007

As me qepë dhe as me hudhëra!

Kujtimit të Bacë Hasan Makës

Kisha vjete pa shkuar tek Bacë Hasani. Dikur një gardh na ndante me shtëpinë e tij dhe s’kish gëzim apo davet pa qenë tek njëri-tjetri. Kur them kështu, e kam fjalën për prindërit e mi, se unë, pothuaj, isha pakësa më i madh se Qemali, djali i madh, i Bacës. E quaj Bacë, se, kur zhvillohen ngjarjet e këtij tregimit tim, Bacë Hasani i kish kaluar të tetëdhjetat. Dhe në kisha vjete pa u parë me të, kjo ndodhte se ne kishim mbi 30-vjet që ishim larguar që aty, kurse Baca mbeti atje dhe, siç e shihni, sapo e takoj. Po kur do të thoni? !
* * *
Ka qenë pranverë e vitit 1989 kur shkova atje, tek ajo shtëpia e Bacës mbi një kodër dominuese në fshatin Petovë të Fierit.
Është një kodër, disi më e ulët se ajo ku është ngritur manastiri i Ardenicës(objekt shumë i njohur për një masë lexuesish) . Në po e përmend këtë, manastirin, e bëj jo pa shkak: nga shtëpia e Bacë Hasanit për tek manastiri në fjalë, po të ecësh mirë, do rreth 40-minuta, kurse nga kjo shtëpi për në Fier do të paktën nja tri-katër orë. E, ç’ta zgjat? Shkova i përmalluar dhe po me mall më priti Baca. Shtriu duarët e tij të gjata drejt meje dhe, tek më përqafi, më shtrëngoi fort sikur me këtë do t’më shprehte gjithë dashurinë etij. Se më ka dashur vërtet. Jo vetëm se u rrita aty, si komshinj që qemë, po unë, veç të tjerave, sado që ne ikëm familjarisht nga Petova, punova për 25-vjet mësues aty, dhe, s’kish se si mos bëja vizita të pashershme në folenë e vjetër. Pra, shpesh shihesha me Bacën

Por isha transferuar edhe si mësues, dhe, siç kuptohet, ndaj dhe takimi i kësaj pranvere qe me mbresa. Më futi në dhomën e zjarrit, ku digjesh për qejf një zjarr që ta donte shpirti, në këtë pranverë, pakëz, si të ftohtë. Aty, mbasi u ula, Baca, gjithmomë i kujdeshëm dhe i shquar për mikpritjen, më ofroi dy jastëk të mbushur me lesh për t’u mbështetur më mirë. Sa bëmë ato pyetjet e zakonshme, për shëndetin, për familjen, Baca tak dhe më zgjati kutinë e duhanit dhe, kur pa mosaprovimin tim, më tha:

-More, jaran, apo nuk je rritur ti? Prandaj edhe s’na mësojnë fëmijtë në shkollë, -shtoi duke qeshur, - se mësuesi është i vogël.

Dhe pasi e drodhi për qejf të vetë, e vendosi mbi cigarishten e gjatë, një cigarishte prej sërmi me filograma argjendi mbi të ku pjesa që vihej në gojë, qe prej qelibari. Cigarishtja tregonte për një terjaqi duhani dhe, pasi e tithi, sikur do të ngopej, tak dhe hapi televizorin. Në ekran tregoheshin pamje nga demonstratat paqësore në Kosovë. I shikoje pamjet dhe nuk kishe si mos alarmoheshe. Shantazhi mbi këta pjesëmarrës aq paqësor qe jo vetëm i llahtarshëm, por dhe i përgjakshëm. Goditnin pa mëshirë njerëz të moshave të ndryshme: burra, gra, pleq dhe ca më keq: dhe fëmijë. Baca, ca se ishe prej atyre anëve(kish ardhur familjarisht vet i katërt vëlla, dy nipoj të rritur dhe me një tabor fëmijë) ca dhe se i përjetonte ato goditje që s’ishin së pari, gati shpërtheu:

-Po shkjau, shkja asht dhe kështu ka me kan! Përnjime: mos kujton se ndryshojnë. Jo, lum miku, dinjo Bacalinë ti këtu, more jaran. Ani-ani, po ky magypi(e kish fjalën për RRahman Morinën, në atë kohë i plqyeri i Beogradit për Kosovën) nuk ka çajre pa pague haraç! Se, shiko lum miku, ka ca njerëz që nuk hahen as me qepë dhe as me hudra! -E, bash, nji aj, Rrahaman gabeli( endryshoi për mllef) ka me epague. Se kurrë asaj Kosovës loke s’ia kanë munguar trimat. Po, hej, -shfyu përsëri, -pritna zot rrezikun! Përnjimend ka me dalë atje, dobare, ndonjë Isuf? ! -A ke ndie për Isufin, a? -JO, bacali!
Oh, -bëri. Gati u korita. Mirë pra, Isufi asht i ati i Lutfos. Dhe pa pritur miratimin tim për Lutfon(në të vërtetë Lutfon e njihja dhe ekisha takuar në shtëpinë e Bacës) vazhdoi: -Ka qenë ky Isufi, dy metro burrë! Me të ra plisi prej koke kur po i shti sytë. Po trim? Shok veten. Ka pas ken me Azem Galicën dhe kur Azemi ka dek, ky, Isufi, ka ran kaçak dhe bë tmerr për qeverin aso kohe. Aq tmerr qe ba, sa po kërkohej me flori koka e tij. Po zihej rjolli(shqipja) . Ai po pyjeve, shpellave, maleve dhe, sakaq, grabiste karvane dhe ç’mertte prej tyre, darovë për të vorfër. Familja po kish ra në Shqypni e aj, i vetëm, atje.
Një ditë -bajram paska ken- ka xan vend pas një qivuni të lartë tek vorrezat, veshur tebdil, dhe po pret. Dikush ka me ardh ndaj s’e hup durimin, aj. Kur ç’po sheh? Dy serb(njihehin nga veshjet që larg) janë tuj ardh dhe rruga për aty i bie. E, aj Isufi, tuj prit. Janë tuj avit dhe po etjerrin mirë bisedën. Ç’ka po dëgjon? Po i thotë njani tjetrit: -More Vuk sot asht dita ebajramit dhe bash aty tek varrezat po ua bëjmë nga një mut të madh këtyne kosovarëve. Mirë e ke mendue, -ia ka prit tjetni, që, ça di veta ça po qe qujmë: hajd ta zam: Zuk. E than, e bajn. Aiii? PO pse nuk u shtie, more Isuf? E, ndërsa ulen, Isufi hiç: as i gjallë dhe as i vdekur. Sa mbarojnë”punë”, lidhin pantollet dhe pasi lëshojnë nga një”T’u baj mirë”, bëhen gati me vazhdu rrugë. Kur tak si në hije, shfaqet me dy kobure në dorë, veshur tebdil, Isufi. Dhe, ndërsa afrohet drejt tyre, u thotë: -Jam Isufi I Lutfisë, more? Çfarë bëtë dhe thatë? Serbët, sa dëgjuan emrin, i zuri e zeza, ranë në gjunjë dhe i thanë: -Aman, na falë. -Çfarë thatë? _gjëmoi duke u afruar dhe më! U detyruan të tregojnë dhe Isufi: -Kthehuni dhe hajeni atë që keni ba! Ata: -Aman! -Hajeni se ju vrava! -gjëmoi frikshëm, aj.
Dhe u ulën, secli pjesën e vetë, kurse Isufi koburet rranx veshit. Mirëpo kishin dhjerë bajagi(mjaft) dhe s’mbarohej. Aty, si mbillet zakonisht për sevap në vorre, kish mbjellë do qep e hudra, dhe njani po i lutet Isufit: -A e marr një qepë? Dhe, kështu, me qepë e hudra e mbaruan atë që ban. E, kështu, lum Baca, njerëz si ai RRahmna Morina nuk hahen as me qepë dhe as me hudra. Po ka me dal, opet, (përsëri) ndonji Isuf apo shumë Isufa. Po jan shtu, more jaran, edhe këta që”s’hahem me qep e hudra”. Dhe qeshi. Ani, ani, -e mbylli tregimin, - ti ke me epa vetë, se je i ri se Kosova do ikë prej sërbit. Vane vath në vesh prej meje. E unë atëherë s’kam me kan, po ani, ta gëzojnë të rinjtë. Tek u mata që t’i thosha ndonjë fjalë inkurajuese, ma preu: -E i vetë i madhi Zot, por e shoh s’do e arrij dot. Por ta gëzoni bre dhe ti, si e këndue që je, thuje edhe nji fjalë për mue. I premtova duke u larguar dhe, siç e shihni, këtë po eshkruaj në kujtim të tij. Se, sado që e lashë gjallë(po shkonte 90-vjeç) , mora vesh që ka vdekur.

Ah, -them, -sikur të ishte gjallë edhe tani dhe të shihte me sytë etij se si do vejë puna e Kosovës. Që ta shihte se”Isufat” i “mundën ata që “s’hahen as me qep dhe as me hudra”dhe, veç tjerash, të shikonte se si”imperialistët amerikanë” kanë dhënë dhe po japin kontributin më të çmuar për pavarësinë e Kosovës. Sa do të gëzohej! Paqe mbi varrin e bacë Hasan Makës! Amen! . . .

Përparim Hysi, korrik2002-maj 2007

5 komente:

Anonim tha...

Hеy there just wаnted to give you a quick headѕ up.
The woгԁs in уοur article seеm to be running
off the scrеen in Iе. I'm not sure if this is a format issue or something to do with browser compatibility but I figured I'd post to let yоu know.
The layout lоok grеat though! Ηοpe you get the problem
solveԁ soon. Many thanks

Feel free to surf tо mу wеb-ѕite; tens machine

Anonim tha...

Thank уou a lot for sharing thіs with all ρeople you
геally rесognize what уou аrе
talkіng abоut! Bookmarked. Kinԁly also discuss
with mу ѕitе =). We will haѵe a link trade aгrangemеnt between us

my web ѕite - Http://Www.Locateabuckettruck.Com

Anonim tha...

Hurrah, that's what I was exploring for, what a stuff! existing here at this website, thanks admin of this web page.

Feel free to surf to my weblog: www.lgtensunits.com

Anonim tha...

69ow57v1r

My website :: Easy Fast Cash Loans

Anonim tha...

Great article.

Feel freе to visit my weblog; tens unit store