Mokrra
Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë,unë hap brumin e një magje.
Magja ime është vet jeta,mbushur halle e gëzime
Dhe kështu gatuhet vjersha(herë me gaz apo ankime)
Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Nëse vargu del nopran,diku keq më pa mua syri.
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpifur(më gjykoni,lexues,ju!)
Nëse mielli del i bardhë(dalë nga grurë kuturli)
Vargu im këtë radhë flet,këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se ,tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.
27 maj 2004
~~~
Për çdo poezi
Për çdo poezi që shkruaj,
Unë datën vë përbri!
Më duket ditar mbaj
Mbaj ditar me poezi.
Dhe ta dini:më ka rdhur keq
Që një nga librat e mi
Botuesi,harroi për dreq
Datat për ato poezi.
Do të thoni:-Mos është kjo tekë?
Tekë siçka çdo krijues në botë?!
Jo. Jo: nuk është hiç tekë!
Por dua të them: s’kam ndënjur kot.
28 maj 2004
~
Mërzia dhe dëshpërimi
Mëria dhe dëshpërimi kanë rënë në ujdi
Që shpirtin tim ta brejnë si mola që ha trarin!
E shoh që”komplotojnë”(ndryshe s’ka se si?!)
Se nuk kam si e shpjegoj dot mallin,
Që po më bren nga brenda pak nga pak
Gër-gër me të njëjtën aritmi siç bën mola.
Më griu,më griu malli(s’duroj,se jam plak!)
Aq mall kam sa si grushti u mblodha.
Është malli për vendin(mbi gjithë dashuritë!)
Që më bren nga brenda(pak nga pak po më ha!)
Ndaj shijnë me mua(dëshpërimi dhe mërzitë)
Dhe kuptohet pse nga mola bie gjithë ai tra…
31 maj 2004
~
S’mund
S’mund t’i laj duarët si Ponc Pilati
(se faj nuk kam patur në kët’botë?!)
S’kam si e mohoj:jam me faj,i ngrati
Kur vendin e lashë në këtë moshë?
Nuk është gabim,por plotësisht faj
60-vjeçari zë kërkon Edenin?
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk laj
Ju që e lexoni,për dëmin:shihni”nenin…”
3 qershor 2004
~
Autoportret
Një burrë,pakësa,i ngjallur
Lëre mos e nga:sa shëmtaraq!
Se jeta me shkop më ka rrahur
Dhe ja portreti im:sakaq!
Sytë po e humbin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora.
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
10 gusht 2004
~
PLeqëri
Shih me sy e plas me zemër
Lëre,mos e nga!
Pleqëri,më je si shëmër
Mortja që s’të ha!
Neps ke,po s’ke fuqi
Fuqia të la!
Është t’ia marrësh me oi?!
Më keq,jo:nuk ka!
Iku koha e florinjtë
Djalëria shkoi!
Ndaj mos var a mblidh turinjtë
“Tapitë” shko,dorëzoi!
Vate vapa që me gushtin
More derdimen!
Kot me bukë zë ha turpin
Kot që leh si qen!
Leh si qen e bën ham-ham
Se dot s’të kafshon
Se nga jashtë hiqesh azgan
Brenda:si kufomë…
4 tetor 2004
~
Një ashëme
Një ashëme mu si xhinde
M’u kumbis!
M’i ka qepur sytë keqas
Nuk lëviz!
Më ka ngrirë,më ktheu në gur
Kjo ashëmja
Mua,tani,një goxha burrë
Më la mëndja!
Më la mëndja,shkoi e iku
Mori brinjën!
Kjo ashëmja keq më piku
Më la hijen…
23 mars 2005
Mokrra ime e poezisë zë e bluan,e bluan veç vargje
Në tepsinë e vjershërisë,unë hap brumin e një magje.
Magja ime është vet jeta,mbushur halle e gëzime
Dhe kështu gatuhet vjersha(herë me gaz apo ankime)
Porse mokrra veçëse bluan,nuk pushon si gur mulliri
Nëse vargu del nopran,diku keq më pa mua syri.
Edhe mielli del i hidhur,edhe vargu krejt kështu
Për asgjë nuk kam shpifur(më gjykoni,lexues,ju!)
Nëse mielli del i bardhë(dalë nga grurë kuturli)
Vargu im këtë radhë flet,këndon për dashuri
Dashurisë i kam kënduar si me duftet e një plaku
Se ,tani,që jam moshuar,shtohet ca më shumë meraku.
27 maj 2004
~~~
Për çdo poezi
Për çdo poezi që shkruaj,
Unë datën vë përbri!
Më duket ditar mbaj
Mbaj ditar me poezi.
Dhe ta dini:më ka rdhur keq
Që një nga librat e mi
Botuesi,harroi për dreq
Datat për ato poezi.
Do të thoni:-Mos është kjo tekë?
Tekë siçka çdo krijues në botë?!
Jo. Jo: nuk është hiç tekë!
Por dua të them: s’kam ndënjur kot.
28 maj 2004
~
Mërzia dhe dëshpërimi
Mëria dhe dëshpërimi kanë rënë në ujdi
Që shpirtin tim ta brejnë si mola që ha trarin!
E shoh që”komplotojnë”(ndryshe s’ka se si?!)
Se nuk kam si e shpjegoj dot mallin,
Që po më bren nga brenda pak nga pak
Gër-gër me të njëjtën aritmi siç bën mola.
Më griu,më griu malli(s’duroj,se jam plak!)
Aq mall kam sa si grushti u mblodha.
Është malli për vendin(mbi gjithë dashuritë!)
Që më bren nga brenda(pak nga pak po më ha!)
Ndaj shijnë me mua(dëshpërimi dhe mërzitë)
Dhe kuptohet pse nga mola bie gjithë ai tra…
31 maj 2004
~
S’mund
S’mund t’i laj duarët si Ponc Pilati
(se faj nuk kam patur në kët’botë?!)
S’kam si e mohoj:jam me faj,i ngrati
Kur vendin e lashë në këtë moshë?
Nuk është gabim,por plotësisht faj
60-vjeçari zë kërkon Edenin?
Ndaj si Ponc Pilati duarët nuk laj
Ju që e lexoni,për dëmin:shihni”nenin…”
3 qershor 2004
~
Autoportret
Një burrë,pakësa,i ngjallur
Lëre mos e nga:sa shëmtaraq!
Se jeta me shkop më ka rrahur
Dhe ja portreti im:sakaq!
Sytë po e humbin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora.
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
10 gusht 2004
~
PLeqëri
Shih me sy e plas me zemër
Lëre,mos e nga!
Pleqëri,më je si shëmër
Mortja që s’të ha!
Neps ke,po s’ke fuqi
Fuqia të la!
Është t’ia marrësh me oi?!
Më keq,jo:nuk ka!
Iku koha e florinjtë
Djalëria shkoi!
Ndaj mos var a mblidh turinjtë
“Tapitë” shko,dorëzoi!
Vate vapa që me gushtin
More derdimen!
Kot me bukë zë ha turpin
Kot që leh si qen!
Leh si qen e bën ham-ham
Se dot s’të kafshon
Se nga jashtë hiqesh azgan
Brenda:si kufomë…
4 tetor 2004
~
Një ashëme
Një ashëme mu si xhinde
M’u kumbis!
M’i ka qepur sytë keqas
Nuk lëviz!
Më ka ngrirë,më ktheu në gur
Kjo ashëmja
Mua,tani,një goxha burrë
Më la mëndja!
Më la mëndja,shkoi e iku
Mori brinjën!
Kjo ashëmja keq më piku
Më la hijen…
23 mars 2005
~ Përparim Hysi, dërguar për “peshkupaujë” më 27 prill 2007
Komente tek peshku pa uje:
paolo thotë:28 Prill 2007 @ 1:34 pm
Muy buena, como siempre. Maravillosos colores !!
akull-naja thotë:28 Prill 2007 @ 3:39 pm
Perparim, asaj te fundit ia degjova dhe muziken! Duam prape! :)
e.T thotë:28 Prill 2007 @ 4:20 pm
me ndjenje. te tera.
Zana thotë:28 Prill 2007 @ 4:46 pm
Ashiku ,ashik mos qofte
Rafte nje pike e e pikofte…
Itash e ve firmen me m’ardh ishtu pleqnia…Ka lezet…Gjithça n’vend te vet
adriatik thotë:28 Prill 2007 @ 7:41 pm
Me qetesove Papi se me kishte hypur gjaku ne koke prej atij KOKOSIt.
Mu duk sikur u futa ne pyllin e gjelberuar pasi piva ujin e ftohte te Gurres se Himos. Faleminderit per kete kenaqesi rinore qe solle ne “peshk”. Nga deshira per te thene dicka nga arsyeja e emocioneve flladitese te poezive tuaja, po sjell nga kujtimet e rinise pak vargje te Saadi-ut.
O Saadi me thone shoket
Ngrije tenden tek Lulishtja
Terndafili qe une dua
Nuk e ka Terndafilishtja. - Mos ka qene dhe ky Saadi-u emigrant?
emigrant thotë:28 Prill 2007 @ 8:06 pm
bukur, Papi! Flm ne vecanti per “ashëmen”; po ashtu “pleqëria”;
Vecoj:
Është malli për vendin(mbi gjithë dashuritë!)
Që më bren nga brenda(pak nga pak po më ha!)
Ndaj shijnë me mua(dëshpërimi dhe mërzitë)
Dhe kuptohet pse nga mola bie gjithë ai tra…
bukur!
edrus thotë:28 Prill 2007 @ 9:19 pm
Sytë po e humbin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora.
Në shpirt sikur kam gjithë njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
Komplimenti Perparim.
Pjer Thomas thotë:29 Prill 2007 @ 11:24 am
Bukur Papi, keto ishin vertet poezi, kishin brenda jo vetem rimen, por dhe kuptimin filozofik qe e shprehnin me ndjenje.
ardi thotë:30 Prill 2007 @ 7:30 pm
….shume thjesht e bukur….vetem shume pesimist!!!! - …..do te ishin texte sh te bukur per: - some Chicago blues….
….tregime me shume….